Zbulon se e tradhtonte, 25 vjeçari shqiptar i pret fytin gruas
- TheAlbanian Times
- Apr 13, 2018
- 1 min read
Zbuloi se e gruaja e tradhtonte, por në vend që t'i jepte fund marrëdhënies, shqiptari e ka qëlluar 12 herë me thikë dhe më pas i ka prerë fytin në dhomën e gjumit.
Ditën e djeshme shqiptari nga Kosova u dënua me 25 vjet burg nga gjykata e Graz të Austrisë, ku edhe jetonte bashë me familjen.
Gjykata e shpalli fajtor për vrasjen e cila ndodhi qershorin e vitit të kaluar, në prezencë të fëmijëve.
Duke folur para gjyqtarëve, 25 vjeçari u shpreh se:
I urrej duart e mija. Atë natë nuk ishin të mijat. E doja mbi gjithçka dhe nuk kisha asnjë qëllim ta vrisja.
Gruaja ishte nënë e tre fëmijëve, një 3 muajsh të cilin e kishte nga lidhja me kosovarin dhe dy djem, një 5 vjeç dhe një 10 vjeç nga një lidhje e mëpërparshme
31 vjeçarja atë natë kishte pranuar se e kishte tradhëtuar dhe pas kesaj, kishin vijuar mosmarrëveshjet.
Ata kishin dalë në një lokal për të festuar 1-vjetorin e lidhjes së tyre, por në gjendje të dehur ajo kishte rrëfyer tradhëtinë, por kur u kthyen në shtëpi, zënkat arritën kulmin.
Gruaja mori thikën e bukës dhe duke e vënë në kraharor kërcënoi se do të vriste veten.
Në atë moment 25 vjeçari mendohet se ka rrëmbyer thikën, e ka tërhequr gruan drejt dhomës së gjumit dhe e ka qëlluar 12 herë me thikë.
Më pas shkoi në dhomën e ndenjes ku qetësoi fëmijën 3 muajsh, fëmija i tyre, dhe djalin 5 vjeçar të gruas.
Pas kësaj, ai mori një thikë tjetër dhe i preu fytin sepse e dashura e tij bënte “zhurma të çuditshme”.

Comments