top of page

Vret këngëtaren 8 muajshe shtatzënë, nuk u ngrit në këmbë gjatë performancës

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 13, 2018
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë vjen nga bota e muzikës ku një këngëtare në muajin e 8 të shtatëzanisë është qëlluar me armë teksa këndonte në një ceremoni familjare.

Këngëtarja nga Pakistani, Samira Sindhu, 28 vjeçe, ka qenë e ftuar në një ceremoni synetllëku dhe në momentin që disa burra i afrohen për t’i hedhur para ajo ngrihet në këmbë për t’u ulur sërish, por një burrë e qëllon duke e lënë të vdekur pikërisht për këtë arsye.

BBC ka raportuar se ngjarja ka ndodhur në hatin Kanga të qytetit Larkana.

Bashkëshorti i këngëtares, Ashiq Sammoo, ka deklaruar në polici se ishte pjesë e kësaj ceremoni dhe një burrë i pranishëm i kishte drejtuar këngëtares pistoletën duke e urdhëruar të ngihej në këmbë gjatë këndimit.

28-vjeçarja i kishte thënë paraprakisht kërcënuesit se e kishte tejet të vështirë të qëndronte në këmbë për shkak të vështirësisë së shtatëzanisë në muajin e 8-të.

Edhe pse e qëlloi me dy plumba, burri ka deklaruar se e kishte vrarë gabimisht, por gjithsesi drejtësia nuk ka menduar ashtu dhe e ka lënë në burg.


 
 
 

Comments


bottom of page