Search
Prestigjozja gjermane ,BILD, shuplakë, Ramës
- TheAlbanian Times
- Apr 13, 2018
- 1 min read
Gazeta prestigjoze gjermane “BILD” i ka dhënë një "shuplakë" Ramës ditën e sotme në versionin online të saj, përkatësisht në rubrikën “Fitues dhe Humbës” të kategorisë politikë.
Kjo rubrikë çdo ditë vë në balancë dy persona të ndryshëm, ku njëri shpallet “fitues” ndërsa tjetri “humbës”.
Rama sipas Bild, klasifikohet “humbës” për shkak se deputetët shqiptarë e goditën atë më miell dhe vezë në seancën e djeshme të Parlamentit, për arsye të arrestimit të protestuesve kuksianë për Rrugën e Kombit.
Nga ana tjetër, si “fitues” i ditës së sotme, u shpall një 28-vjeçar i cili mori nga i ati drejtimin e një kompanie të syzeve lider në Gjermani dhe Europë. /JOQ.al



Commenti