Po vjen lufta bërthamore? TV shtetëror rus këshilla si të mbijetoni
- TheAlbanian Times
- Apr 13, 2018
- 2 min read
Kërcënimi i Donald Trump se mund të sulmojë nga momenti në moment Sirinë me raketa dhe përplasjet në distancë me Putin duket se kanë vënë në alarm Rusinë.
Ditën e sotme mediat ruse kanë filluar të japin këshilla se si të mbijetojnë nëse shpërthen Lufta Bërthamore.
Supozohet të ishte një edicion rutinë lajmesh, por moderarorët e "Rossiya-24neës" fillaun të sygjeronin se cilat janë ushqimet ideale për të mbijetuar si edhe paketimet që duhet përdorur teksa do jetojnë në vendstrehime në rast të një sulmi bërthamor.
Shikuesve u është thënë që të paketojnë oriz, pasi mund të ruhet deri në 8 vite, si dhe ushqime të thata si tërshëra që mund të zgjasin për 3 deri në 7 vite, si edhe lajthi,që mund të ruhen deri në 1 vit.
Gazetari rus u shpreh se:
Nuk është e këshillueshme ruajtja e konservave të peshkut, pasi pas dy vitesh nuk mund të konsumohen. E sigurisht nuk mund të mbijetohet për vite të tëra në vendstrehim pa kripë, sheqer dhe qumësht, të paktën nga ai pluhur. Ëmbëlsirat nuk janë të këshillueshme, e duhen lënë pas. Sigurisht që glukoza është një element kyç për çlirimin e energjisë në trupin e njeriut, por ato krijojnë shumë etje dhe uji pa më të voglin dyshim do të jetë një nga burimet kryesore të mbijetesës."
Paralajmërimi erdhi pasi Presidenti Trump sulmoi Rusinë mbi faktin se është në anën e Assadit.
Mediat shkruajnë se në Lindjen e Mesme është pozicionuar baza e avionëve bombardues amerikanë gati për të sulmuar Sirinë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump më herët është zotuar se përgjegjësit e sulmit të dyshuar kimik në Duma “do të paguajnë çmim të lartë”.
Mirëpo pas thirrjes së Rusisë për sprapsje të trupave, Donald Trump ka reafuar përmes një njoftimi në Tëitter ku sqaron se ai kurrë nuk ka specifikuar se kur SHBA do të kryejë një sulm ndaj Sirisë.

Comentarios