Po protestonte që të mos i prishnin shtëpinë, babai hedh fëmijën nga çatia
- TheAlbanian Times
- Apr 13, 2018
- 1 min read
Një baba ka hedhur vajzën e tij një vjeçe nga tarraca e banesës ku jetonin, në shenjë proteste që të mos ia shkatërronin shtëpinë.
38-vjeçari nga afrika e Jugut ishte duke protestuar së bashku me një turmë njerëzish kundër vendimit për t'iu prishur barakat në qytetin e Kwadwesi në Porth Elisabeth, në bregun lindor të Afrikës.
Turma që e shoqëronte burrin po brohoriste dhe po i jepte "zemër" babait që të merrte aktin ekstrem.
Fatmirësisht poshtë barakës ku ata protestonin u mblodhën shumë policë, të cilët e shpëtuan vajzën 1-vjeçare.
Fëmija iu dha nënës, ndërsa është nën mbikqyrjen e shërbimeve sociale. Fotot kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa në to shihet babai teksa rrotullon fëmijën në ajër, duke e mbajtur vetëm për këmbë, para se ta hedhë nga çatia.
Gjithashtu një nga policët që po i ruante protestuesit, u ngjit në çati dhe arrestoi menjëherë agresorin.
Mbi të tashmë qëndron akuza e vrasjes në tentativë, pasi foshnja ka rrezikuar seriozisht jetën duke fluturuar nga çatia e shtëpisë.





コメント