Nga orgjitë deri tek seksi pranë varreve, del në ankand libri i famshëm
- TheAlbanian Times
- Apr 13, 2018
- 1 min read
Një libër me 85 skena të ilustruara që përmbajnë shfrytëzime seksuale të forta do të dalë këtë muaj në ankand në Londër.
Bëhet fjalë për një dorëshkrim 200-vjeçar nga Perandoria Osmane, i cili siguron një vështrim të thellë në jetën seksuale të një sheiku të pasur.
Nga orgjitë e egra e deri te seks në një varr, “playboy”-i osman ka pasur vënë në punë fantazinë e tij të sëmurë seksuale, duke gëzuar raporte intime me burra dhe gra.
Emri i tij nuk bëhet i ditur por thuhet se ai ka pasur shumë autoritet në Perandori dhe mbante gjithmonë të veshur të njëjtën çallmë dalluese prej pëlhure të errët blu dhe rroba të bardha, duke sugjeruar se ai ishte i pasur dhe në rrethin e brendshëm të sulltanit.
“Daily Mail” shkruan se libri, titulli i të cilit përkthehet “A Shejh kujton rininë e tij”, tregon një shumëllojshmëri të skenave seksuale me një qartësi befasuese.
Seksi në libër zhvillohet kudo, duke përfshirë një hamam, një furrë buke dhe afër një varri. Libri konsiderohet si një nga dorëshkrimet erotike më të lavdishme në botë.
Nga takimet e shumta të përshkruara në libër, një pjesë tregon dhjetë të rinj që mbanin mustaqe të paveshur duke bërë seks në një rreth. Duket se vepra spektakolare nuk ishte asgjë e pazakontë për myslimanët e rinj.
Libri tregon në detaje interesante përdorimin e lodrave seksuale të epokës osmane në grupet e grave, duke sugjeruar se disa autorë dhe artistë të librit ishin të hapur ndaj një aktiviteti të tillë.








Comments