top of page

Hidhet shorti i Europa League, gjigandët përballen në gjysmëfinale

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 13, 2018
  • 1 min read

Eric Abidal, ambasador i Uefa Europa League 2018

Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorti i fazës gjysmëfinale të Europa League. Goglat dhuruan dy përballje interesante që pritet të dhurojnë emocione dhe spektakël. Kryendeshja do të jetë ajo mes Arsenal dhe Atletico Madrid, dy ekipe favorite për të fituar trofeun.

Dy çiftet gjysmëfinale janë:

1. Ol.Marseille - Salzburg

2. Arsenal - Atletico Madrid

Vëmendja e shqiptarëve do të jetë edhe në sfidën e Red Bull Salzburg, ekip ku luan edhe shqiptari Valon Berisha dhe ekipi që eleminoi në çerekfinale Lazion e Thomas Strakoshës.

Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen në datat 26 Prill dhe ato të kthimit një javë më pas më 3 maj.

Kujtojmë se finalja e madhe luhet në Lyon të Francës më 16 maj dhe fituesi i Europa League kualifikohet direkt për në fazën e grupeve të Champions League sezonin e ardhshëm.


 
 
 

Comments


bottom of page