Search
Dy të huajt i gjen belaja në Golem, u vjedhin eurot dhe makinat luksoze
- TheAlbanian Times
- Apr 13, 2018
- 1 min read
Dy shtetas të huaj, përkatësisht një anglez dhe një gjerman janë grabitur ditën e djeshme nga maskat e zeza në Golem.
Policia e Kavajës bën me dije se dy burrave, përkatësisht M.M., 52 vjeç dhe CH.G., 50 vjeç u kanë vjedhur dy makina si dhe një sasi eurosh e lekësh.
Menjëherë pas kësaj, ata kanë bërë denoncimin në polici dhe kjo e fundit është vënë në kërkim të tyre.
Njoftimi i plotë i policisë:
Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 12.04.2018, gjatë natës, në Golem, në banesë, shtetasve anglez dhe gjerman CH.G dhe M.M, vjeç 50 e 52, u kanë vjedhur mjetet tip “Porche”, e tip “BMV”, si dhe një sasi eurosh dhe lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Comments