top of page

Do të më vrasin po më refuzuat azilin, mediat suedeze shkruajnë për vdekjen e Marjos

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 13, 2018
  • 2 min read

Vrasja e 28-vjeçarit Marjo Majollari poshtë pallatit të tij në Kinostudio është bërë temë edhe në mediat suedeze.

Marjo u vra për t'u hakmarrë ndaj të atit të tij, i cili kishte vrarë dy persona në vitin 2000 dhe për këtë krim po vuan burgim të përjetshëm.

Katër vite më parë ai kishte kërkuar azil politik në Suedi, por i ishte mohuar.

Më herët 28-vjeçari ishte kërcënuar me vdekje pas një sulmi të përgjakshëm deri sa ajo që i trembej ka ndodhur mbrëmjen e së martës poshtë shtëpisë së tij.

Mediat suedeze kanë shkruar për Majollarin dhe kërkesën e tij për azil politik.

Anders Hedqvist, përgjegjës për menaxhimin e banesave për azil, ku 28-vjeçari shqiptar ishte dërguar gjatë procesit për azil ka thënë:

Marjo kishte thënë se nëse do ta kapnin dot a vrisnin. Ai u njoftua kur mori refuzimin për azil. Tha se nuk mund të qëndrojë në Shqipëri dhe duhet të shkojë në një shtet tjetër për të punuar."

Ishte maji i vitit 2014, kur 28-vjeçari nga Shqipëria ka kërkuar një leje qëndrimi në Suedi. Ishte konsideruar se nuk kishte nevojë për mbrojtje, pavarësisht se kishte treguar për hakmarrjen ku familja ishte përfshirë dhe ishte kërcënuar që kur babai i tij ishte arrestuar.

Në Gusht të vitit 2015, Bordi i Migracionit refuzoi kërkesën e tij për azil. Mario e apeloi këtë vendim duke kërkuar që azili të aprovohej, por kërkesa e tij sërish u refuzua dy ditë përpara Krishtlindjeve të të njëjtit vit. 28-vjeçari bëri kërkesë për gjykim në Gjykatën Supreme të Migracionit, por iu refuzua dhe u kthye në Shqipëri në Pranverën e vitit 2016, sipas shtypit suedez.

Menaxheri i qendrës së azilit në Suedi ku qëndronte Mario gjatë kohës që shqyrtohej kërkesa e tij, Anders thotë se e kishte ndihmuar 28-vjeçarin të gjente punë të ndryshme dhe mbante kontakte në Facebook me të. Më pas – tregon ai – përmes një miku të tyre të përbashkët mësoi se Mario ishte vrarë.

Mediat në Suedi janë interesuar në lidhje me vendimin për refuzimin e kërkesës së Mario Majollarit për azil. Sipas informacioneve që disponojnë dhe i kanë bërë publike, Gjykata e Migracionit në Goteborg vendosi të refuzojë kërkesën e 28-vjeçarit sepse dëshmia e tij nuk u konsiderua e besueshme dhe nuk besonin se ekzistonte kërcënim real në Shqipëri për Marion.

Por edhe informacioni i përcjellë nga Shqipëria tregonte se Marjos nuk i rrezikohej jeta dhe kjo ka bërë që trupa gjyqësore të arrinte në përfundimin se “pavarësisht mangësive aktuale, sistemi gjyqësor në Shqipëri mund të ofrojë mbrojtje për konfliktet e gjakmarrjes”.

Ndërsa zëdhënësja për shtyp e Bordit të Migracionit, Irene Sokolow thotë se ndihet e pikëlluar pasi është jashtëzakonisht tragjike ajo që ndodhi në Tiranë.

Avokati i Mario Majollarit në Suedi, Maravgi Staifo thotë:

Fatkeqësisht ju nuk e besuat dhe menduat se mund të merrte mbrojtje në Shqipëri. Kjo është një provë e qartë se Mario kishte të drejtë në pretendimet e tij, por fatkeqësisht ju i refuzuat gjyqin”.


 
 
 

Comentários


bottom of page