top of page

Bie nga lartësia, vdes në vend punëtori nga Shkodra

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 13, 2018
  • 1 min read

Kushtet e rrezikshme të punës vazhdojnë të jenë nja nga vrasësit më të mëdhenj të shqiptarëve, shumica e të cilëve punojnë nën paga minimale për të siguruar "bukën e gojës".

Ka qenë pikërisht mos-siguria ajo që i ka marrë jetën një punëtori mëngjesin e sotëm në Shkodër.

61 vjeçari ka rënë nga lartësia në lagjen ‘Guerriel', duke humbur jetën në vend.

Pasi ka shkuar në vendngjarje, policia ka arrestuar supervizorin e ndërtimeve, i cili ishte i paliçensuar.

Në pranga ka rënë 63 vjeçari Kolë Pohja, banues në lagjen Perash në Shkodër.

Arrestimi i tij u bë gjatë punimeve në një objekt tre katësh, pasi shtetasi Xh. C është rrëzuar nga kati i dytë duke punuar.

61 vjeçari ka vdekur në vend, ndërkohë që pronari i tij akuzohet për punësim të paligjshëm, fshehje të të ardhurave si dhe shkeljen e rregullave dhe mbrojtjes në punë.


 
 
 

Commentaires


bottom of page