top of page

U qëllua nga turqit? Rrëzohet në det avioni luftarak grek

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 12, 2018
  • 1 min read

Dy avionë luftarakë grekë u ngritën sot në fluturim për të sprapsur dronët turq, që kishin shkelur hapësirën ajrore të Greqisë, por dicka shkoi keq dhe njëri prej tyre u rrëzua në det.

Rrëzimi i avionit “Mirage 2000-5” ka ngritur në këmbë ushtrinë helene në Egje, të cilët vazhdojnë të kërkojnë për trupin e pilotit që humbi jetën.

Avioni u përplas rreth dhjetë kilometra në verilindje nga brigjet e ishullit Skyros.

Edhepse nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar për shkakun e mundshëm të rrëzimit, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë ngritur aludime se avioni mund të jetë rrëzuar nga ushtria turke.

Ministri grek i Mbrojtjej, shprehu ngushëllimet për pilotin e vdekur duke shkruar se:

Hero … i cili ra në luftën për të mbrojtur sovranitetin tonë kombëtar dhe integritetin territorial”.

Aksidenti ndodhi në orën 12:15 me orën lokale, kur dy avionë ishin duke u përgatitur për t’u ulur në bazën e tyre në ishullin Skiros, kur papritur njëri prej tyre, pikërisht lideri i misionit u zhduk nga radarët duke rënë në det.

Në zonë janë duke patrulluar mjaft anije dhe helikopterë shpëtimi me qëllim lokalizimin dhe rekuperimin e trupit të pilotit, i cili është shpallur i humbur.

Media greke shkruajnë se:

Avionët po fluturonin në 800-900 metër lartësi dhe kjo cilësohet problematike për pilotët që fluturojnë në Egje sepse avioni futet në një vorbull ajri të ngrohtë, një fenomen tipik për këtë det duke bërë që të humbasë ekuilibrin. Me shumë mundësi, piloti nuk ka mundur të reagojë në kohë për shkak të lartësisë së ulët”.


 
 
 

Comments


bottom of page