top of page

U dërgoi nxënësve videon perverse, merret vendimi për mësuesin nga Fushë Kruja

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 12, 2018
  • 1 min read

Pas denoncimit në JOQ.al të videos perverse të një mësuesi nga shkolla 9-vjeçare“Adem Gjeli”, policia ka nisur hetimet lidhur me të.

Ditën e sotme mësuesi Fatmir Dervina është pezulluar nga detyra.

Video e tij nudo u tha se qarkullon nëpër telefonat e të gjithë nxënësve të shkollës.

Në një njoftim zyrtar të shkollës, thuhet se institucioni arsimor dënon ashpër veprimin, ndërsa e ka pezulluar nga detyra. Pezullimi në fjalë do të jetë në fuqi deri sa të mbarojnë hetimet.

Denoncimi u bë edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha nga një qytetar dixhital, i cili akuzonte mësuesin e Matematikës për veprime joetike. Ai tha se videon perverse mësuesi jua kishte nisur disa nxënësve. Video e mëposhtme e publikuar nga JOQ i censuron për arsye etike disa nga pjesët ku mësuesi tregon organin gjenital.

Sakaq, dje mësuesi pohoi në polici se videon ishte diçka e tija personale dhe se nuk kishte lidhje me ambientet e shkollës. Duke iu përgjigjur akuzave, bashkëshortja e tij i kthehu një përgjigje Berishës, ndërsa i shkruajti në një nga statuset e tij kushtuar kësaj ngjarjes. Bashkëshortja e Dervinës tha se video ishte bërë për lojë nga ata të dy, ndërsa theksoi se ata ishin familje demokratësh.

Reagimi i shkollës:

Duke marrë shkas nga ngjarja e publikuar në rrjetet sociale, mbi publikimin e një videoje me përmbajtje që cënon integritetin e një mësimdhënësi, nga një mësues i shkollës sonë, drejtoria e shkollës 9-vjeçare “Adem Gjeli” Fushë-Krujë dënon ashpër veprimin dhe ka marrë masën: PEZULLIM NGA PUNA DERI NE ZBARDHJEN E ÇESHTJES NGA ORGANET KOMPETENTE"


 
 
 

Comments


bottom of page