top of page

Tha se do ta mohonte Rozën si vajzë, Rita Lati merr vendimin e papritur

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 12, 2018
  • 1 min read

Një postim i Roza Latit ditën e djeshme ku tregonte mesazhet me të ëmën, hodhën dyshime që ato mund të kishin një konflikt nënë e bijë.

Disa media rozë nxituan të shkruajnë se aktorja e mirënjohur Rita Lati do të refuzonte të bijën vërtet në rast se ajo do të bënte një tatuazh.

Kjo pasi në mesazhet e publikuara Rita i shkruante me humor së bijës që donte të bënte tatuazh:

Kuptimi i gjësë. Mos do të bësh ndonjë zhargavinë tjetër, të kam mohuar s’kam fëmijë. Mendohu mirë. Viiiz."

Pas kësaj Roza ka reaguar me një status në Instastory ku sqaron se gjithçka ishte humor.

O mamo qenkan mbush portalet që do më mohosh si fëmijë. Nxehet, acarohet, shpërthen Rita. Unë dhe Rita kemi sens humori përtej mediokritetit."

E pak më vonë Rita e cila njihet si nënë moderne shkruan:

Ooo sa u kënaqa me këto portalet. Bëj çfarë të të dojë kokrra e qejfit o mam dhe më lër një orar sepse do ta bëj edhe unë një zhgarravinë."

Edhe këtë koment e ka publikuar Roza, e cila thekson se nuk është zhgarravinë por art në lëkurë.


 
 
 

Kommentare


bottom of page