top of page

Rrëfehet artistja: Isha kokë e këmbë e dashuruar më Ramën, por...

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 12, 2018
  • 1 min read

Një artiste shqiptare e ardhur nga Franca ka habitur mbarë opinion publik, duke deklaruar hapur dashurinë për Kryeministrit Edi Rama.

Artistja multidimensionale, Ornela Vorpsi, është kthyer në Shqipëri për të mbajtur një ekspozitë në ambientet e Kryeministrisë, dukë sjellë në vëmendje edhe ndjenjat e saj për Ramën.

Hapjen e dyerve të kryeministrisë për të, ka bërë që shumë njerëz të ngrenë vetullat, pasi Ornela njihet si mikeshë e Edi Ramës.

Shkrimtarja jo vetëm që nuk e mohon dashurinë për Kryeministrin, por shkon aq larg sa thotë se i gjithë Parisi ishte i magjepsur pas Ramës.

E ftuar në "Top Show", ajo deklaroi se:

Edhe kur jetonte në Paris, i gjithë Parisi ishte i magjepsur nga mënyra se si fliste. Ka një karizëm në të folur, ka një magjepsje që e pësonin shumë veta.

Është jashtë mase i kulturuar. Nuk ishte rënie në dashuri, pasi kishte edhe profesorë të tjerë, por unë Edin e kam dashur në mënyrë platonike.

Unë Edin e kam takuar në moshën 18 vjeç në Institutin e Arteve. Vija nga një familje që babain ma futën në burg, dhe pa vdekur Enver Hoxha, nuk më lejohej të ndiqja Akademinë e Arteve. Pas vdekjes së tij, nisa studimet aty ku doja. Dhe u gjenda në Akademi, kur Edi ishte pedagog. Ishte vetëm 22 vjeç, dhe ishte aq i aftë, sa e kishin mbajtur në Katedër. Edi, ishte dukshëm në distancë të jashtëzakonshme me ç’të ofronte Shqipëria atëkohë. Ndoshta i kishte edhe mundësitë.

Për mua, humnera mes Edit dhe profesorëve të tjerë ishte e madhe.

Për fat të keq nuk kemi pasur asgjë më shumë. Unë isha dakord, por ai fatkeqësisht nuk donte."


 
 
 

Comments


bottom of page