top of page

Real Madrid-Juventus, plas gallata në rrjetet sociale

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 12, 2018
  • 1 min read

Juventusi për pak sa nuk realizoi një përmbysje si ajo e Romës madje brenda në "Santiago Bernabeu". Një penallti që krijoi shumë tension e kthyer në gol nga Ronaldo në sekondat e fundit të kohës shtesë i dha kualifikimin Realit të Zidane që u mposht me rezultatin 1-3 nga Juvja por avancoi më tej falë fitores 3-0 në ndeshjen e parë në Torino.

Kroati Mandzukic realizoi dy herë në pjesën e parë për italianët të cilët përfituan edhe nga një gafë e rëndë e Keylor Navas në fillimin e pjesës së dytë, duke shënuar edhe golin që barazoi përkohësisht shifrat me francezin Matuidi.

Por atëherë kur ndeshja po i drejtohej shtesave, gjyqtari akordoi një 11-metërsh në favor të Los Blancos për një faull të Benatia ndaj Lucas Vasquez. Protestat e bardhezinjëve ishin të shumta aq sa Buffon u largua nga fusha me karton të kuq nga arbitri.

Përballë Scezny-it, Ronaldo nuk fali duke e dërguar topin në këndin më të largët të portës për t’i dhënë kualifikimin në gjysmëfinale, Realit të Madridit mes polemikave që do të vazhdojnë gjatë.

I gjithë ky debat që vijon nga mbrëmja e djeshme dhe që do të vazhdojë edhe më tej ka sjellë ilaritet në rrjetet sociale. Tifozë të Inter dhe Real Madrid kanë ironizuar me kampionët e Italisë duke i kujtuar se është po Juventus qëë akuzohet jo pak herë në Itali për të tilla momente.

Ja meme-t që po bëjnë xhiron e botës në rrjetet sociale.


 
 
 

Commentaires


bottom of page