Punë dhe disiplinë, transformimi i frikshëm i Cristiano Ronaldos
- TheAlbanian Times
- Apr 12, 2018
- 1 min read
Puna e mirë gjithmonë shpërblehet. Këtë më mirë se kushdo e di dhe e kupton Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez, në vitin 2003 kur kaloi te Manchester United ishte një djalosh i zakonshëm, i imët, elegant dhe me një pamje adoleshenti.
Askush nuk e mendonte se ai do bëhej një ditë ky që është sot.
Megjithatë ai i vuri vetes një qëllim dhe ia doli. Sot është futbollisti më i mirë në botë dhe me një fizik prej modeli.
Sekreti? Dietë e pasur me proteina, aspak alkool, një jetë e shëndetshme dhe mbi të gjitha stërvitje mjaft intensive, 5 herë në javë.
Tashmë Ronaldo është një njeri me aftësi të jashtëzakonshme, një makineri perfekte golash, një 33-vjeçar me fizikun e një 23-vjeçari.
Morali i fabulës është mëse i qartë: talent mund të kesh sa të duash, por i madh bëhesh vetëm me punë, shumë punë.. shikoni Ronaldon!




Opmerkingen