I vjedhin motorin dhe makinën luksoze, pronari: Nëse i shikoni përfitoni edhe ju
- TheAlbanian Times
- Apr 12, 2018
- 1 min read
Një motor dhe një makinë luksoze janë vjedhur ditën e djeshme në Golem të Durrësit.
Pronari i tyre ka bërë denoncimin pranë JOQ.al duke treguar se dje i janë grabitur të dy mjetet e tij.
Bëhet fjalë për një makinë të tipit "Porsche Boxster", çmimi i së cilës është mbi 20 mijë euro.
Po ashtu është vjedhur edhe motori BMW, i cili gjithashtu ka një çmim të kripur, mbi 35 mijë euro.
Pronari bën thirrje për ndihmë nga kushdo që mund t'i shohë në qarkullim, duke premtuar një shpërblim të majmë për këdo që jep info.
Ai tregon se denoncimin e ka bërë edhe në polici dhe atje i kanë rekomanduar që t'i shkruajë redaksisë së JOQ.al.
Mesazhi i pronarit të veturës dhe motorit:
Përshëndetje, janë vjedhur dje në Golem këto mjete, ju lutem kushdo që mund t'i shohë në qarkullim, ofrojmë një shumë të mirë për këdo që jep info dhe e sigurojmë që do të mbetet anonim. Policia ka nisur investigimin por më rekomanduan që t'ju shkruaj edhe juve."



Comments