I hapin Facebook fals të bijës, Monika Kryemadhi: Akt pervers
- TheAlbanian Times
- Apr 12, 2018
- 1 min read
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi përmes një postimi në Facebook ka treguar se vajzës së saj të mitur i kanë hapur një adresë false.
Ajo i bën thirrje prokurorisë dhe krimit kibernetik në Ministrinë e Brendshme të hetojë këtë rast, ndërsa paralajmëroi autorët se do ta paguajnë shtrenjtë.
Era Meta është profili fals i hapur nga një person tjetër dhe jo nga vajza e presidentit Meta dhe Monika Kryemadhit.
Kryetarja e LSI ka shkruar:
Ky eshte nje profil fals ne emer te Eres, vajzes time dhe qe sot po keqperdoret ne Facebook nga persona te paguar. I bej thirrje drejtorise se krimit kibernetik ne ministrine e brendshme dhe prokurorise te nise hetimet per kete rast flagrant abuzimi per nje te mitur. Ne te njejten kohe paralajmeroj ata qe keqperdorin femijet e mi se nuk do e kalojne lehte kete akt pervers, te frymezuar dhe sponsorizuar nga ata qe kurre nuk kane respektuar familjet e aq me pak femijet e tyre. Ju lutem bejeni report kete profil!"








Comments