top of page

Habit legjenda e Juventus, del kundër Buffon

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 12, 2018
  • 1 min read

Moment nga Real Madrid-Juventus kur Buffon del me karton të kuq

Penalltia e minutës së 93-të në “Santiago Bernabeu”, në çerekfinalen e kthimit mes Real Madrid dhe Juventus, bëri që portieri i bardhezinjve Gigi Buffon të protestonte ashpër ndaj arbitrit të ndeshjes, veprim për të cilin u ndëshkua me karton të kuq.

Ja çfarë i tha Buffon arbitrit:

Sigurisht që ishte një aksion i dyshimtë. Një aksion i dyshimtë madje në minutën e 93-të, duke ditur se në ndeshjen e parë nuk na dhanë një penallti të pastër në minutën e 95-të. Nuk mund të jesh kaq cinik sa të shkatërrosh një skuadër që ka dhënë gjithçka në fushë. Nuk është çështje di apo jo të arbitrosh, por mbi të gjitha duhej të kishe parë ndeshjen e parë, e ndoshta do të ishe më i qetë në këtë ndeshje kthimi për të vërshëllyer në mënyrë të drejtë".

Por protesta e tij nuk është pritur mirë nga kushdo. Një prej tyre ka qenë edhe ish legjenda e Juventus, Alessandro Del Piero.

Ish-kapiteni bardhezi do të deklaronte në transmetimin e drejtpërdrejtë të emisionit “L’Originale” të “Sky Sport":

Kur pashë Gigin t’i fliste arbitrit… Nuk po arrija të kuptoja, sinqerisht”.

Më pas Del Piero do të vazhdonte:

Nuk e kuptoj përse duhet t’i referohesh ndeshjes së parë…? Futbolli i tillë është dhe analizohet momenti, i mirë apo i keq qoftë ai. Besoj se pas disa ditësh, ai do të shprehet me fjalë të tjera ndaj arbitrit, ndryshe nga ato që tha në fushë e pas ndeshjes”.


 
 
 

Comments


bottom of page