Franca gati për të bombarduar Sirinë, Macron: Presim dritën jeshile!
- TheAlbanian Times
- Apr 12, 2018
- 1 min read
Pak pasi Trump konfirmoi se do të bombardonte bazat e Assadit, Franca deklaroi se posedon prova se qeveria siriane ka kryer sulme me armë kimike në Duma të Sirisë
Presidenti Emmanuel Macron deklaroi se Franca pritet t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë në ndërmarrjen e sulmeve kundër qeverisë siriane.
Macron tha se Franca dëshiron t’i eliminojë aftësitë e armëve kimike të regjimit sirian.
Ndërkohë "Reuters" shkruan se ushtria franceze po përgatitet për një përgjigje të mundshme teksa është në pritje të dritës së gjelbër politike.
Burime ushtarake thanë se nëse Franca sulmon, sulmet sipas të gjitha gjasave do të kryen me avionë luftarakë dhe jo me anije që ndodhen në brigjet libaneze dhe se avionët do të ngrihen nga Franca dhe jo nga Lindja e Mesme.
Macron deklaroi se:
Ne kemi prova se javën e kaluar, 10 ditë më parë, u përdorën armë kimike, të paktën me klorinë, dhe se ato u përdorën nga regjimi i bashar al-Assadit.
Sulmi në qytetin e Doumas më 7 prill vrau dhjetëra njerëz, përfshi mjaft fëmijë.
Skuadrat tona kanë punuar për këtë gjithë javën dhe tani na duhet të marrim një vendim, kur ta gjykojmë të të dobishëm dhe efikas.
Kur ta vendosim, dhe pasi t’i kemi verifikuar të gjitha informacionet”.

Commenti