Flet mësuesi i videos nudo në Fushë Krujë: Duan të më prishin imazhin
- TheAlbanian Times
- Apr 12, 2018
- 1 min read
Prokuroria ka nisur hetimin për mësuesin e matematikës në Fushë Krujë, video e të cilit është publikuar nga JOQ.al, ku ai shfaqej nudo.
Një denoncim i bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha përforcoi këtë skandal, ndërsa u përfol se video qarkullon mes nxënësve të shkollës “Adem Gjeli”, e nga ana tjetër drejtoresha e kësaj shkolle u tha se po bënte të pamundurën që skandali të mos merrte përmasa të mëdha.
Mirëpo mësuesi Fatmir Dervina është shoqëruar pasditen e sotme në policinë e Krujës ku po pyetet në lidhje me videon perverse që qarkullon në rrjetet sociale.
Specialistët për Krimet në Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit po punojnë për sqarimin e kësaj situate, shkruan Panorama.
Aktualisht mësuesi ndodhet në komisariat dhe po pyetet për videon perverse.
Ai nuk ka pranuar të ketë bere ndonjë akt të tillë duke pretenduar:
Ajo video është personale dhje nuk ka lidhje me shkollën dhe ambientin pedagogjik dhe me nxënësit. Ajo është një video e përdorur për të më prishur imazhin. Video është dërguar padashje në disa kontakte që kisha në telefon."
Nga ana e drejtorisë arsimore është ngritur gjithashtu një grup pune qe po punon për te vërtetuar këtë ngjarje dhe nëse do rezultojë e vërtetë do ndërmarri masa disiplinore ne lidhje me mësuesin, deri ne përjashtim nga puna.
Thuhet se videon mësuesi ia ka dërguar njërës prej nxënësve, ndërkohë ajo është përhapur tek të gjithë nxënësit e tjerë.



Commentaires