top of page

Bota po mban frymën, Trump tregon se kur do ta sulmojë SHBA-ja Sirinë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 12, 2018
  • 1 min read

Ndërkohë që po flitet gjerësisht se SHBA dhe aleatët, Britania dhe Franca, i kanë dislokuar artilerinë e rëndë për të goditur Sirinë, në përgjigje të sulmit të dyshuar kimik që ka tensionuar marrëdhëniet e tyre me Rusinë, kjo e fundit ka bërë thirrje të mos bëhet asnjë sulm.

Mediat shkruajnë se në Lindjen e Mesme është pozicionuar baza e avionëve bombardues amerikanë gati për të sulmuar Sirinë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump më herët është zotuar se përgjegjësit e sulmit të dyshuar kimik në Duma “do të paguajnë çmim të lartë”.

Mirëpo pas thirrjes së Rusisë për sprapsje të trupave, Donald Trump ka reafuar përmes një njoftimi në Tëitter ku sqaron se ai kurrë nuk ka specifikuar se kur SHBA do të kryejë një sulm ndaj Sirisë.

Duke mburrur punën që ka bërë SHBA nën administratën e tij, Trump ka shkruar:

Asnjëherë nuk u tha kur do të ndodhte një sulm ndaj Sirisë. Mund të jetë shumë shpejt ose jo aq shpejt.”

Bota po mban frymën me tensionet e fundit që kanë shpërthyer mes Perëndimit dhe Rusisë, ndërsa vendimi për goditjen e Sirisë, u tha se është marrë, pasi deklarata e fundit e Donald Trump në rrjetet sociale, ku i bënte thirrje Rusisë “të bëhej gati”, e ka nënkuptuar këtë.


 
 
 

Comments


bottom of page