top of page

Arian Çani: Kam burime që Llalla ka regjistruar bisedat me Lu e Vlahutin

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 12, 2018
  • 1 min read

Gazetari Arjan Çani, duke komentuar lajmet e përhapura në media se ambasadori Lu ka kërkuar arrestimin e Metës dhe ambasadorja e BE-së, Vlahutin ka kërkuar arrestimin e Berishës, thotë se ka zëra që thonë se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ka regjistruar bisedat me dy ambasadorët.

I ftuar në “360 Gradë” në Ora News, Çani tha:

Ndoshta edhe Vlahutin mund ta mohojë siç e mohoi edhe zt.Lu. Nga burime të mia të pa konfirmuara ende, thonë se Llalla mund t’i ketë regjistruar këto biseda. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë këtu afera bëhet shumë më interesante se ç’mund ta imagjinojmë dot. Nëse do të na rezultojë që Llalla i ka regjistruar bisedat, këtu nuk do të jemi më në një inertësi politike, por do kemi diçka të re. Dalja e kësaj gjëje do kthjellonte mendjet e shumë shqiptarëve që mitizojnë ndërkombëtarët"


 
 
 

Comments


bottom of page