top of page

47 vjeçari shqiptar masakrohet me thikë në burgun grek

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 12, 2018
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ditën e djeshme, ku një shqiptar është masakruar me thikë në një nga burgjet e shtetit fqinj.

Sipas mediave greke, konfrontimi i përgjakshëm ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në burgun e Domokos.

47 vjeçari është përleshur me një tjetër shqiptar, të moshës 27 vjeçare, me thika të improvizuara.

Ai mbërriti në spital në Lamia i plagosur rëndë, ndërsa 27-vjeçari mori lëndime të lehta.

Edhe pse i riu u kthye në burg pas kujdesit mjekësor, 47-vjeçari i masakruar mbetet i shtruar në spital.


 
 
 

Commenti


bottom of page