Zuckerberg del para Senatit Amerikan, kërkon ndjesë publike
- TheAlbanian Times
- Apr 10, 2018
- 1 min read
Ashtu siç pritej, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, do të dilte përpara Senatit Amerikan në Komisionin e Drejtësisë ditën e sotme.
Drejtuesi i rrjetit social e nisi fjalimin e tij me një ndjesë publike. Zuckerberg pranoi se Facebook u tregua i ngadaltë në kuptimin e kërcënimit rus që i kanosej zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2016.
Ai u shpreh:
Nuk kemi bërë mjaftueshëm për të parandaluar shpërndarjen e Fake News, ndërhyrjes së jashtme në zgjedhje, fjalimeve të urrejtjes apo të cënimin e të dhënave private. Nuk patëm një ndërgjegjësim të qartë për përgjegjësitë tona dhe ky ishte një gabim i madh. Ishte gabimi im dhe më vjen keq për këtë. Unë themelova Facebook, unë e drejtoj dhe unë jam përgjegjësi për këtë që po ndodh”.
Gabimi i rëndë që Zuckerberg pranoi ishte besimi te “Cambrigde Analytica”, kompania që dyshohet se shpërndau të dhënat e 87 milionë përdoruesve te hakerat rusë.
Nga ana tjetër, në mesin e senatorëve kishte mjaft skepticizëm për format që Facebook zgjedh të lidhë njerëzit me njëri-tjetrin, si edhe për nivelin jo të sigurt të privacisë së mesazheve.

Kommentare