top of page

Vë gabimisht Romën, bastexhiu e sheh veten milioner pas ndeshjes

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 11, 2018
  • 1 min read

Kur fati të do, të do. Kjo është e sigurt dhe është vërtetuar mjaft mirë mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të ndeshjes Roma-Barcelona e cila përfundoi 3-0.

Një burrë nga Xhamajka luajti një skedinë me 5 ndeshje, duke vendosur 1000 dollarë bast.

Mes tyre ishte edhe ndeshja Roma-Barcelona për të cilën ai vendosi ta parashikonte "2", por gabimisht e vendosi "1", pra për fitoren e Romës.

Kur e kuptoi gabimin, nxitoi për ta anuluar, por skedina nuk anulohej dot.

Fati ishte me të, Roma fitoi 3-0 dhe fatlumi që luajti skedën fitoi plot 52.623 dollarë.


 
 
 

Kommentare


bottom of page