top of page

Ushtria ruse përgatitet për Luftën e Tretë Botërore

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 11, 2018
  • 1 min read

Në një kohe tensionesh të forta, me kërcënime direkte për sulme me raketa dhe kundërpërgjigje e hakmarrje mes Rusisë dhe SHBA, për shkak të Sirisë, ushtria e Putinit është tashme gati për Luftën e Tretë Botërore.

Forcat e ushtrisë ruse po përgatiten për “sulmin e hapjes” të një lufte të shkurtër dhe që duket se do jetë vendimtare kundër NATO-s. Kështu pretendohet në një raport tronditës siguruar nga “DailyStar”.

Mijëra ushtarë, së bashku me tanket, avionët dhe raketat, janë në gatishmëri në kufirin perëndimor të Rusisë me Evropën, mes tensioneve të larta që ndodhet prej kohësh me Perëndimin.

Rusia pretendohet se po i pozicionon ushtritë e saj në mënyrë që të sigurojë një fitore të shpejtë dhe vendimtare mbi NATO, nëse lufta nis.

Frika e luftës tani është tek të dyja palët, ku secili fajëson tjetrin për dështimin e marrëdhënieve, siç është rasti i Britanisë dhe lufta e fjalëve të Rusisë mbi helmimin e ish agjentit rus Sergei Skripal.


 
 
 

Comments


bottom of page