Trump: Rusë, bëhuni gati për raketat amerikane!
- TheAlbanian Times
- Apr 11, 2018
- 1 min read
Në një deklaratë sa të papritur aq edhe të bujshme, Donald Trump ka paralajmëruar Rusinë që të "bëhej gati" për raketat amerikane.
Paralajmërimi i Presidentit amerikan erdhi Rusia u zotua se do të rrëzonte të gjitha raketat që do të vërshonin drejt Sirisë.
Si kundërpërgjigje, Trump premtoi një përgjigje "të fuqishme" kundër Sirisë dhe Rusisë.
Qeveria e Presidentit Bashar al-Assad, e cila merr mbështetje ushtarake nga Rusia, mohon përgjegjësinë e sulmit kimik që vrau mbi 70 sirianë para disa ditësh.
Në një postimi në Twitter, Trump e quajti zotin Assad një "kafshë që vriste popullin e tij".
Presidenti Donald Trump dhe aleatët perëndimorë po diskutojnë masat për të ndëshkuar Presidentin e Sirisë, Bashar Assad.
Pas kërcënimit të Rusisë, Trump reagoi nëpërmjet një postimi, duke thënë se:
Rusia zotohet për të rrëzuar të gjitha raketat që do të qëllohen ndaj Sirisë. Epo Rusia të bëhet gati, sepse raketat do të vijnë më të fuqishme se kurrë. Rusia nuk duhet të jetë partnere e një kafshe që vret popullin e tij dhe e feston për këtë."
Nga ana tjetër, një alarm ndërkombëtar ka ardhur ditën e sotme nga "Eurocontrol", i cili paralajmëroi se brenda 72 orëve Siria mund të sulmohet me raketa.
Agjencia Evropiane e Kontrollit të Trafikut Ajror paralajmëroi se mund të përdoreshin raketat ajrore, duke ngritur alarmin se radarët mund të dalin jashtë funksionit.
"Eurocontrol" bëri thirrje për ndërprejen e të gjitha fluturimeve në Mesdhe.







Comments