SHBA prezanton përbindëshin 13 miliardë dollarësh, Trump: Armiqtë të dridhen
- TheAlbanian Times
- Apr 11, 2018
- 1 min read
Në një klimë lufte të ftohtë, Rusia dhe SHBA prej ditësh tregojnë fuqitë e tyre ushtarake duke nxjerrë në publik mjetet e tyre luftarake.
Sot SHBA ka prezantuar një anije luftarake, e cila përllogaritet të jetë më e madhja në botë.
Anija USS Gerald R. Ford, “përbindësh”, kap vlerën e 13 miliardë dollarëve dhe në bordin e saj ka teknologjinë ushtarake më të fundit, ku sipas “Daily Mail” një pjesë e saj është sekrete.
Donald Trump u shpreh se kjo aeroplanmbajtëse do të qetësojë aleatët dhe do të bëjë armiqtë të dridhen, sepse tregon qartësisht se kur amerikan mbërrin, vjen me forcë të jashtëzakonshme.
Edhe pse “përbindëshi” është prezantuar ende nuk dihet lokacioni i saj i ankorimit, megjithëse ekspertët besojnë se destinacion do jetë Azia, kryesisht në zonat ku tensioni është më i lartë,Kore e Veriut, Rusi apo Kinë.



Comments