top of page

Samanta prezanton motrën, ngjashmëria midis tyre është e frikshme

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 11, 2018
  • 1 min read

Këngëtarja Samanta Karavella përflitet rrallë nga mediat rozë për skandale të mundshme, apo veshje provokuese.

Kjo e bën atë të jetë më larg thashethemeve se disa kolege të tjera.

Mirëpo së fundmi Samanta është rikthyer në vëmendjen e të gjithëve pasi ka publikuar një foto me motrën e saj në Insta Storie.

Ajo që vihet re është se këngëtarja ka një ngjashmëri disi "të frikshme" me motrën e saj dhe e vetmja gjë që i dallon është ngjyra e flokëve.

Motra e këngëtares quhet Sephora, ndërsa të dyja kanë qenë së fundmi duke shëtitur në rrugët e New York-ut.

Motra e Samantës jeton pikërisht në Nju Jork dhe ka vendosur të qëndrojë larg jetës së kamerave dhe vëmendjes së publikut, ndryshe nga Samanta, e cila ka zgjedhur artin, muzikën dhe daljet para kamerave.


 
 
 

Comments


bottom of page