top of page

Rrëzohet avioni ushtarak në Algjeri, raportohet për dhjetëra të vdekur

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 11, 2018
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak momentesh në Algjeri, ku një avion ushtarak është rrëzuar pak pasi është ngritur nga aeroporti i Boufarikut, raportojnë mediat lokale.

Aeroplani, Ilyushin Il-76, mbante rreth 200 trupa ushtarakë, por shifrat për viktimat e mundshme janë ende të zymta.

Avioni ushtarak po shkonte në në qytetin perëndimor algjerian të Bechar.

Imazhet e shpërndara në një faqe interneti algjerian tregojnë tymin e zi nga vendi i rrëzimit. Shërbimet emergjente janë dërguar në vendin e aksidentit dhe po punohet për zbardhjen e gjithë ngjarjes.


 
 
 

Комментарии


bottom of page