Rrëzohet avioni luftarak serb në Kosovë, të vdekur e të plagosur
- TheAlbanian Times
- Apr 11, 2018
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Luginën e Preshevës, ku sipas raporteve, një avion luftarak serb është rrëzuar papritur.
Ai është përplasur pranë një baze ushtarake të autoriteteve serbe, ndërkohë që mësohet se njëri nga pilotët ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë.
Sipas banorëve shqiptarë në Preshevë, avioni ka devijuar disa herë dhe më pas është rrëzuar në tokë.
Një prej tyre ka deklaruar për redaksinë e "JOQ.al" se:
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 9:45 është rrëzuar një avion ushtarak i Serbisë.
Ai kishte sjellë prej kohësh kërcnime në Luginën e Preshevës
Një pilot i vdekur ndërsa në tjëtër është në gjendje të rëndë.
Avioni është rrëzuar pranë bazës së ushtrisë serbe!"


Comments