Pistat e ekzekutimit/ Tre plumba 28-vjeçarit e lanë të vdekur në vend, cila është e shkuara e errët
- TheAlbanian Times
- Apr 11, 2018
- 1 min read
Mario Majollari është i riu i cili ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 pas një atentati më armë zjarri në kryeqytet.
28-vjeçari është ekzekutuar nga persona ende të paidentitfikuar pranë një karburanti , në zonën e “Kinostudios”.
Sipas dëshmitarëve, Majollari ishte nën shoqërinë e një tjetër personi në momentin kur është qëlluar tre herë nga një makinë në lëvizje.
Policia e Tiranës është vënë në ndjekje të makinës, e cila dyshohet se është larguar në drejtim të rrugës së malit të Dajtit.
Motivet e kësaj ngjarje nuk janë zbardhur ende, ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve të zonës për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.
Rezulton se viktima nuk është person me precedentë penalë, por dyshimet e para bien mbi motive të hakmarrjes dhe larjes së hesapeve.
Babai i viktimës, rezulton se është dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të një vrasjeje të ndodhur në vitin 2000.





Commentaires