Pamje skandaloze/ Profesori i matematikës u tregon organin gjenital vajzave në Fushë - Krujë
- TheAlbanian Times
- Apr 11, 2018
- 1 min read
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një rast mjaft skandaloz të një profesori në Fushë – Krujë, video lakuriq e të cilit ka përfunduar në duar të nxënësve.
Sipas Berishës, drejtoresha bën presion për të mbyllur skandalin.
Ai shkruan:
Nje video skandaloze qarkullon ne telefonat e nxenesve ne Shkollen “Adem Gjeli” ne Fushe Kruje.
Narkodrejtoresha ben presion te mbylle skandalin.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Per arsye etike nuk po publkoj videon ne FB. sb “pershendetje d.Berisha.
Me turp por sot ne shkollen 9 vjecare Adem Gjeli ne Fush Kruje ne tel e nx qarkullonte nje video perverse e mesuesit te matematikes.Duke mos mjaftuar kjo nx dhe mesuesit jan perballur me presionin e Dr.Nikolina Karaj e cila e kaloi ne heshtje si dhe shum ngjarje te tjera te ndodhura ne kete shkolle.Te dergoj videon por dua anonimat te plote .Me shume respekt personit me te besuarDr.Sali Berisha”
Ndërkohë, JOQ.al ka siguruar videon skandaloze, pamjet e të cilave po i publikojmë të censuruara, pra jo të plota, për shkak të etikës, por në të mund të shihet qartë që profesori kryen veprime të turpshme.
Vajza që e ka dërguar në redaksinë tonë shkruan:
Pershendetje. Do doja te denoncoja profesorin pervers te matematikes ne shkollen Adem Gjeli ne Fushe Kruje. Shikoni cfare video e tij qerkullon neper telefonat e nxenesve te shkolles 9vjecare”
Videon mësuesi ia ka dërguar njërës prej nxënësve, ndërkohë ajo është përhapur tek të gjithë nxënësit e tjerë.
Ndoshta mësuesi mund të ndodhet në dhomën e tij dhe mund të bëjë çfarë të dojë, por fakti që atë ia ka dërguar një nxënësje kjo nuk e justifikon.
Shikoni videon KTU

Commentaires