Mësoi se partneri e tradhton, moderatorja dërgohet me urgjencë në spital
- TheAlbanian Times
- Apr 11, 2018
- 1 min read
Ajo është në muajin e nëntë të shtatzënisë, ndërsa mezi po pret të ketë në krahë vajzën e saj të vogël.
Mirëpo gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër ditën e sotme, pasi mediat amerikane kanë shpërthyer në thashetheme dhe komente pasi një video e të dashurit të Khloe Kardashian ka qarkulluar kudo.
Khloe është moderatore, modele, business ëoman etj, njihet si motra në e vogël e Kim Kardashian, ndërsa është shumë e pëlqyer nga publiku amerikan edhe për shkak të shoë-t në të cilin ajo dhe familja e saj luajnë prej kohësh.
Moderatorja shfaqej shumë e lumtur kohët e fundit teksa gëzonte për ardhjen në jetë të së voglës së saj, mirëpo sapo ka parë videon e partnerit tek puthej me dy femra të tjera, është dërguar me urgjencë në spital. Ajo është tronditur dhe ka pasur kontraktime dhe komplikacione që e kanë detyruar të shtrohet me urgjencë në spital.
Mediat amerikane shkruajnë se Khloe mund të ketë një lindje të parakohshme. Motrat dhe e ëma janë nisur të shkojnë tek ajo në spital, ndërsa Khloe ka ende në rrjetet sociale fotot me Tristan Thompsonin.
Në komente vihen re gjithë këshillat që fansat i japin për të qëndruar e fortë, ndërsa nuk mungojnë edhe ata që i thonë se ai nuk e meriton dhe se duhet ta fshijë foton dhe Tristanin nga zemra.
Lajmi i tradhëtisë së basketbollistit Tristan që puthet dhe përkëdheklet me dy femra të tjera, ka qenë skandali rozë i javës në Amerikë dhe mediat "ziejnë" për historinë e tyre.















コメント