top of page

Makina bie në liqen, mbyten babai dhe 3 fëmijët

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 11, 2018
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një makinë ka rënë në liqen dhe për pasojë janë mbytur katër persona.

Në makinë ndodhej drejtuesi i mjetit, babai, së bashku me tre fëmijët e tij 7, 9 dhe 13 vjeç.

Polumbarët kanë kërkuar për minuta të tërë për të nxjerrë nga liqeni trupat e pajetë, pasi kishin përfunduar në 30 metra thellësi.

Nga kërkimet, ata kanë nxjerrë vetëm trupin e 13-vjeçares, ndërkohë vijon puna për nxjerrjen e tre trupave të tjerë.

“Hurriyet” raporton se në vendngjarje ka mbërritur nëna e fëmijëve, së cilës i janë injektuar ilaçe pasi ka pësuar kriza nervore nga lajmi tronditës.


 
 
 

Comentarios


bottom of page