Search
Leku letër/ Çmimi marramendës i veshjes së Xhensilës për ditëlindje
- TheAlbanian Times
- Apr 11, 2018
- 1 min read
Pasi pushtuan mediat me dasmën e tyre luksoze, një nga çiftet më të dashura për publikun pushtuan sërish rrjetet sociale me festën e ditëlindjes së Xhensilës.
Këngëtarja festoi 25-vjetorin e lindjes me një festë luksoze që mblodhi familjarët, miqtë e të afërmit e saj.
Por përveç dhuratave përrallore, të gjithë na ngelën sytë tek fustani që Xhensila kishte zgjedhur.
Ajo kishte veshur një fustan blu, i dizenjuar me figura i cili i tregonte barkun e rrumbullakosur, të cilin e kishte shoqëruar me një palë taka gri me xixa.
E gjithë veshja e Xhensilës ka kushtuar 1091 euro. Faqja "Whattheywearin" ka zbuluar se fustani kushton 616 euro ndërsa takat kushtojnë 475 euro.








Comments