Kërkoi azil në Suedi pasi e kishin kërcënuar, kë ekzekutoi i ati i viktimës në vitin 2000?
- TheAlbanian Times
- Apr 11, 2018
- 1 min read
Mario Majollari është 28-vjeçari i cili mbeti viktimë e një atentati mbrëmjen e sotme në zonën e "Kinostudios" në Tiranë.
I riu u qëllua 3 herë me armë zjarri nga një makinë në lëvizje që pasi ka kryer ekzekutimin dyshohet se është larguar në rrugën e Dajtit.
Dyshimet e para mbi kryerjen e atentatit të sotëm bien mbi të atin e të riut. Mendohet se i riu është ekzekutuar për motive hakmarrje apo larje hesapesh.
Ai kishte pak kohë që ishte kthyer nga Suedia, ku kishte shkuar në vitin 2015 për të kërkuar azil, pasi sipas pretendimit të tij, e kishin kërcënuar për hakmarrje.
Viktima rezulton se nuk ishte peron me precedentë penalë por i ati Avni Majollari është dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.
Avni Xhemal Majallari, 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, në vitin 2000 ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri Armando Nelajn dhe Ilir Gjuzin, në segmentin rrugor Tiranë – Dajt. Detaj ky, i njëjtë edhe me autorët e ekzekutimit të sotëm, të cilët u larguan në të njëjtin segment rrugor.
Ai ka qenë person në kërkim për 14 vite dhe arrestimi i tij u bë më 1 mars të vitit 2014.
Gjatë momentit të arrestimit mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku pas kontrollit të imtësishëm në banesë, iu gjet një automatik kallashnikov, një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshëm fishekësh e municionesh.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të atentatit dhe kapjen e autorëve.











Comments