Këpucë dhe shishe kokës në mes të klubit, Trejsi Sejdini nuk heq dorë nga vesi
- TheAlbanian Times
- Apr 11, 2018
- 1 min read
E njohur si "Gangsterja e Elbasanit", Trejsi Sejdini u bë e njohur disa vite më parë për shkak të një videoje ku shfaqej me një grup shokësh duke rrahur një djalë.
Edhe pse muajin e kaluar u kërkoi falje publikisht të gjithëve për imazhet dhe sjellen e saj, bukuroshja duket se i është rikthyer “huqit” të vjetër.
Trejsi është përfshirë në një tjetër konflikt në një prej klubeve të Tiranës këtë javë, ashtu siç shihet nga videot e shpërndara në rrjetet sociale.
Ajo është filmuar teksa debaton dhe më pas godet me këpucë një person tjetër në klub, ndërkohë që të tjerë ndërhyjnë që sherri të mos vijojë më tej.
Ndërkohë që të pranishmit kërkojnë ta qetësojnë, ajo rrëmben një shishe me alkool dhe e gjuan në drejtim të paditur.
Duke para veshjen seksi dhe veprimet provokuese, Trejsi ka tërhequr jo pak vëmendjen në klub, duke na bërë të aludojmë se mund të ketë qenë ky shkaku i sherrit.
Shikoni videon KTU











Commentaires