I mashtroi të gjithë sikur kishte kancer, 24-vjeçarja e pëson keq nga donatori
- TheAlbanian Times
- Apr 11, 2018
- 1 min read
Një vajzë 24 vjeçe është arrestuar dhe dënuar me 3 muaj burg për falsifikim të letrave dhe shpalljen e saj me kancer në mënyrë që të përfitonte para.
Hanna Dickenson, 24 vjeçe, pranoi një shumë prej 42,000 dollarësh, pasi u tha prindërve se kishte nevojë për trajtim mjekësor jashtë shtetit.
Prindërit e saj kishin marrë donacione nga miqtë e tyre, u tha në gjykatë,
Hanna i kishte shpenzuar paratë për pushime luksoze dhe shoqërime të reja.
Njëri nga gjyqtarët e çështjes e quajti mashtrimin e saj të neveritshëm.
Dickenson është deklaruar fajtore në Gjykatën e Magjistraturës në Melburn, Australi, për shtatë akuza që kanë të bëjnë me përfitime pasurore mbi baza të mashtrimit.
Por si u zbulua Dickenson?
Rasti i 24-vjeçares u zbulua kur një donator ngriti dyshime pranë policisë pasi pa fotot e Dickensonit në Facebook dhe kështu nisi hetimi, çka solli edhe dënimin e saj.

Comments