Dedikimi rrëqethës i motrës së 28-vjeçarit që u vra: Gjysma e shpirtit tim...
- TheAlbanian Times
- Apr 11, 2018
- 2 min read
Një i ri u vra mbrëmjen e djeshme në Tiranë pas një atentati me armë zjarri që iu bë poshtë pallatit ku jetonte.
Marjo Majollari ishte 28-vjeçari i cili u vra me tre plumba dhe dyshohet se autor i vrasjes është një 40-vjeçar.
Dyshime ka se vrasja është bërë për hakmarrje pasi babai i viktimës ka vrarë dy persona në vitin 2000 dhe për këtë është i dënuar me burgim të përjetshëm.
I riu kishte vetëm një motër, ndërsa prindërit i ishin ndarë kur ai ishte vetëm dy vjeç.
Në një postim të bërë në Facebook një vit më parë për ditëlindjen e tij, nga e motra, shihet lidhja e fortë që ata të dy u kanë pasur me njëri-tjetrin.
E motra i ka dedikuar një shkrim rrëqethës ku i shpreh dashurinë dhe forcën e madhe që ai i jep.
Ajo shkruan:
Ne jemi si nata me ditën, dielli me hënën, veriu me jugun, çdo gjë e kundërt që ekziston. Por të dy ndjejmë njësoj, të dy vuajmë njësoj, edhe pse kurrë nuk e themi, të dy kemi të njëjtën dëshirë, edhe pse e dimë që kurrë s’do realizohet. Asgjë s’ka qenë kurrë e lehtë për ne të dy, por ja dolëm, sepse kemi njeri-tjetrin. Sado që më streson kur më thua sa lopë jam, apo sa këmbështrembëse jam, apo sa e shëmtuar që jam, un e di që sado e keqe të jem, ti do jesh gjithmonë mbështetja ime. E di që edhe kur të shurdhoj me talentin tim si këngëtare, edhe kur te ti vesh bluzët e tua fshehtas, edhe kur ta bej nusen tate bredharake si vetja, un do jem gjithmonë motra jote e vogël dhe ti s’do me lesh kurrë vetëm. U bëfsh 100 vjeç gjysma shpirtit tim, Zoti me ka dhënë gjithçka tek ty. Të dua shumë, më mungon pafund.”
Marjo kishte 5 vite që ishte kthyer nga Suedia ku kishte kërkuar azil politik, për shkak se i trembej një vrajse të mundshme.








Comentarios