top of page

Babai nuk i shkon në varrim, identifikohet autori i vrasjes së 28-vjeçarit

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 11, 2018
  • 1 min read

Ekzekutimi i Mario Majollarit me katër plumba, mbrëmjen e djeshme, ka ngritur dyshimet se vrasja erdhi si hakmarrje për shkak të konflikteve të hapura të babit të tij.

Policia ka vënë në pranga shtetasin Kastriot Gjuzi, si autorin e dyshuar për vrasjen e 28-vjeçarit, në kryeqytet.

40-vjeçari dyshohet të ketë planifikuar vrasjen e të riut, për shkak të një ngjarje të ndodhur në vitin 2000, kur vëllai i tij, Ilir Gjuzi u vra nga babai i Marios.

Ky i fundit është dënuar me burg përjetë për vrasjes e dy shtetasve, Ilir Gjuzit dhe Amarildo Nelajt.

Nisur nga ky fakt, dyshimet e policisë ishin se vrasja e Marios mbrëmjen e djeshme kishte ndodhur për hakmarrje.

Policia shoqëroi 15 persona, dëshmitarë dhe të dyshuar, si dhe familjarët e dy personave që vrau në vitin 2000 i ati i Marios.

Ndërkohë, policia bën të ditur se vetë babai i të riut, Avni Majollari, nuk ka kërkuar leje për të shkuar në varrimin e të birit.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Burgjeve, e cila ngre dyshimet se vendimi i Avniut mund të ketë ardhur si pasojë e konflikteve të hapura me familjes e gruas së tij.


 
 
 

Commentaires


bottom of page