top of page

8 tipat e djemve shqiptarë që "Zot mos na tako me ta!"

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 11, 2018
  • 3 min read

Të gjithë e mendojnë takimin e parë duke thurur “ëndrra” se si mund të jetë sa më magjik, mirëpo jo gjithnjë imagjinata përputhet me realitetin dhe kështu vendin e zë zhgënjimi.

Studime të shumta janë bërë kushtuar takimit të parë, por asnjëherë nuk ka një përgjigje apo një recetë definitive. Megjithatë, “Blitz” ka bërë një listë me 8 tipat e djemve shqiptarë me të cilët një vajzë nuk do të donte të dilte kurrë në një takim.

Po, janë 8 tipe që ekzistojnë dhe nuk kanë dalë nga iluzioni, kështu që lexojini me vëmendje dhe mbani shënime.

1-Çkemi unë jam Goni dhe ky është Gimi “thoi i gishtit tim të vogël.”

Të gjithë çunat duhet ta marrin vesh njëherë e mirë që siç shohin ata pamjen e jashtme në takimin e parë edhe ne vajzat i vëmë re të gjitha, edhe detajet më të vogla. Nëse vendosni të dilni për darkë me një vajzë përveçse duhet të siguroheni që të laheni, pastroheni, rruheni, mos harroni ju lutem të prisni thoin e gishtit të vogël. Ajo është gjëja më e shpifur që nuk ka vajzë që do e tërhiqte tek një mashkull. Ky detaj bie në sy menjëherë.

2-Çun mami

Nuk thonë kot që para se të nisësh diçka me një çun mere vesh mirë se si e ka marrëdhënien me nënën e tij. Në rregull, është e qartë besoj se vajzat e vënë re se sa herë bie telefoni i cunit me të cilin ka dalë në takim. Por, shqetësuese dhe e sikletshme situata bëhet në momentin kur kupton se në fakt zëri femëror që po e thërret nga ana tjetër e telefonit është nëna e tij.

3-Tipi: E sheh çelësin?E sheh mjetin?

Çunat vdesin që ta tregojnë veten dhe xhepin e tyre (edhe pse në fakt mund të mos jenë fare të tyre). Fiksimi i një çuni është që ti tregoi vajzës me të cilën do të dalë mjetin me të cilin lëviz. Këtë ose e tregon duke të marrë nga shtëpia me makinë ose në momentin që ulet në tavolinë të nxjerr sipër çelësat e makinës(me të cilin mos u çudisni nëse gjatë takimit kruan veshin). Hmm po ja që ndodh që ti këtë makinën ia ke parë dikujt tjetër, shokut të tij për shembull dhe ai e ka marrë thjesht sa për të të bërë ty përshtypje.

4- Zoti “A je e virgjër dhe pse”?

Epo në takimin e parë ka edhe surpriza të tilla nga meshkujt. Mund të ndodh që personi me të cilin ti ke zgjedhur të darkosh papritur të fillojë të kërkojë llogari për çdo gjë të mundshme. Mund të keni thjesht 30 minuta që njiheni dhe ai fillon të të pyes se kush po të merr në telefon, përse e sheh vazhdimisht orën, përse sheh nga rruga e shumë e shumë të tjera.

5-Çuni që harron gjithnjë portofolin, bosh.

Zakonisht janë çunat ata që supozohet të paguajnë në takimin e parë, një lloj ligji i pashkruar në të cilin ka edhe nga ata çuna që shtiren me zor por në fund nuk e paguajnë ata. Çuditërisht kanë harruar portofolin në makinë, diku u ka rënë ose ia kanë vjedhur, e ka humbur pa nam e nishan. Si përfundim fatura i ngelet vajzave.

6- Eksploruesi “Botë tjetër komplet”

Një nga gjërat për të cilën mund të flasësh në takimin e parë janë udhëtimet, vendet që mund të keni vizituar. Ka disa çuna që për këtë pjesë flasin me kompetenca të mëdha, thua se kanë shëtitur gjithë botën. Të flasin për ishujt e bukur të Greqisë për shembull kur në fakt kanë qenë thjesht në Omonia për të kërkuar punë. “Eh botë tjetër komplet! Ç’mrekullira të shohin sytë, çfarë toke, çfarë deti!”…

7- Emigranti jashtështetas që flet me theks

Epo besojmë se shumë prej jush i kanë parasysh emigrantët se si sillen kur dalin në takim me një vajzë. Ju lutem, nuk po flasim për ata që kanë mbi 10 vite që jetojnë jashtë, jo! Po flasim për ata çunat që lëvizin me pasaportë 3 muaj jashtë 3 muaj në Shqipëri, por ama që marrin goxha nga gjuha e shtetit të huaj, thjesht dhe vetëm për 3 muaj! Ai përballë tashmë 2 në 3 fjalë i ka jashtështetase!

8- Djali me armatim të rëndë

I fundit por jo më pak i rëndësishëm është ai tipi që duket sikur ka dalë nga një dyqan bizhuterish dhe ka harruar të heqë gjysmën e tyre. Në fakt 4 unazat dhe varësen 2 kg të rëndë në qafë i ka aksesorë të përditshëm. Tipat e këtij lloji janë të prirur të tregojnë se kanë lekë me bollëk, mjafton t’u thuash ç’a do, të hapësh gojën dhe kaq domethënë! Për ta ky lloj look-u është i domosdoshëm dhe tregon nivel.


 
 
 

Comments


bottom of page