top of page

“Turpi i madh i policisë, më vuri gjobë se nuk shtypa qenin

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 11, 2018
  • 1 min read

Ndodh shpesh që qytetarët ankohen për gjobat e vëna nga policia, e cila sipas tyre nuk vlerëson aspak profesionalisht rrethanat në të cilat vendoset për t’u gjobitur.

Një paradoks ka ndodhur orët e paradites së sotme në Kavajë, pranë vendit të quajtur Ball Hutaj, ku një shofer është ndaluar nga policia dhe ka marrë gjobë.

Arsyeja? Sepse nuk ka shtypur një qen. Po, e lexuat mirë.

Qytetari është shprehur për JOQ.al:

Isha në autostradën në Kavajë, rrugës për në Tepelenë, mbrapa kisha një furgon rreth 100 metra larg dhe një makinë të Policisë Rrugore diku tek 600 metra larg. Në rrugë më del papritur një qen i zi në rrugë dhe unë frenova që të mos e shtypja, por njëherësh ndeza edhe sinjalin që të parakalonte furgoni që kisha mbrapa sepse e kisha disi afër dhe që të shmangia ndonjë përplasje me të. Direkt m’u vu policia dhe më tha të hapja krahun në një xhep rruge duke më thënë pse ndalove makinën aty.

U shpjegova që do shtypja qenin nëse nuk ndaloja dhe po ta shtypja do kthehej edhe në burim aksidenti për mua, kështu që e shmanga për të mos e vrarë. Policët më thanë 3000 mijë lekë gjobë, unë u thashë vini sa të doni meqë arsyen e keni absurde.

Pastaj më vunë 1000 lekë gjobë me arsyen “Qëndrim i gabuar në rrugë kalimi të mjeteve”, ndërsa vetë në fletë-gjobë deklarova: mora gjobë se nuk shtypa qenin në autostradë.

Ky është një turp për Policinë e Kavajës dhe drejtorët e tyre, më vuri gjobë që nuk shtypa qenin! Çfarë, do na vënë gjobë edhe për mënyrën si shtrihemi në krevat tani?!”


 
 
 

댓글


bottom of page