top of page

Zbardhen përgjimet e prostitucionit në Shkodër: Ni pesdhetshe duhet m’ja dhan asaj...

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 10, 2018
  • 3 min read

Pas një denoncimi në portalin "Jeta Osjh Qef" disa muaj më parë lidhur me jetën e atij që njihej si "Dan Bilzerian" i Shkodrës, porkuroria ka nisur hetimet për Frederik Tatën.

Hetimet kanë zbardhur atë që thuhej fillimisht se "Tata" e përdorte lokalin e tij për të shfrytëzuar femra për prostitucion.

Ai u bë fillimisht i njohur nga një denoncim në JOQ, ku tregoheshin fotot që Tata publikonte në rrjetet sociale, ku tregonte se si i mbulonte me para dy femrat që e shoqëronin gjatë gjithë kohës.

Kur ka kaluar tashmë rreth një vit nga ky denoncim, prokuroria ka zbuluar skemën se si funksiononte grupi. Frederik Tata në bashkëpunim me Sunila Mehjan rekrutonin femra të moshave të ndryshme dhe i shfrytëzonin për prostitucion. Përgjimet dhe dëshmia e një punëtori janë edhe provat më të forta të organit të akuzës

Përgjimet janë ato që çuan pas hekurave Frederik Tatën, Sunila Mehja dhe grupin e tyre të cilët përdornin një lokal në Shkodër ku shfrytëzonin vajza të reja për prostitucion. Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit të Shkodrës, për një prej anëtarëve të grupit, më konkretisht, personit nën hetim Kastriot Musa, ky i fundit ka apeluar masën e sigurisë “Arrest me burg” dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, por kërkesa u rrëzua.

Sencar gjyqësore që janë zhvilluar për caktimin e masës së sigurisë përtë akuzuarit janë shoqëruar me tensione nga familjarët, të cilët pretendojnë se organi i akuzës nuk ka prova për të akuzuar të afërmit e tyre. Por tjetër gjë pretendon Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, sipas të cilës, çdo gjë është e dokumentuar me prova dhe dëshmi, të paktën të një prej personave të cilët mund të japin shpjegime si persona të cilët janë në dijeni të aktivitetit kriminal. Ndërsa nga përgjimet ka rezultuar se shtetasja Sunila Mehja ka rolin e ndërmjetëses, ajo lidh vajzat me klientët si edhe siguron edhe taksinë për transport.

Gazeta Shekulli shkruan se në momentin e arrestimit, në lokal ka qënë i pranishëm edhe shtetasi me inicialet M.P, i cili ka dhënë deklarime në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale. Ai ka shpjeguar para hetuesve se shtetasen Sunila Mehja e ka njohur në lokalin e shtetasit Rinar Tata (Frederik Tata), ku ka punuar si lulishtar. Sunila e ka njohur me shtetasen me inicialet A.N, me të cilën ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës prej 100 mijë lekë të vjetra. Gjithashtu, organi i akuzës ka transkiptuar disa nga bisedat telefonike që personat e dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kanë zhvilluar me persona të tjerë.

Konkretisht, një nga bisedat e zhvilluara ndërmjet Sunila Mehjas, e cila ka përdorur numrin telefonik 067 41 54 XXX dhe një personi tjetër, rezulton ky komunikim:

Sunila Mehja: Mkan ardh nja dy shoqe prej Durrsi, durrsake.

Personi X: Prej ka?

Sunila Mehja: Prej Durrsi. Hë po.

Personi X: A jan tmira, a jan tmira?

Sunila Mehja: Po po, hajt pra hajt, do bajm noj gja. Hajde mos vono veq”.

Në një bisedë tjetër Sunila Mehja i drejtohet një prej femrave që dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion duke e pyetur “Ku je ti?”

Pasi bashkëbiseduesja i përgjigjet se ndodhet në shtëpinë e të atit.

Sunila Mehja vazhdon me fjalët:

Ah mkan ardh nja dy, mkan ardh nja dy shokë në lokal. Janë turq po flasin edhe shqip."

Gjatë komunikimit telefonik, Sunila i sugjeron si vend të kryerjes së marrëdhënieve seksuale lokalin e shtetasit Rinar Tata ose një lokal tjetër në Velipojë, që është lokal i shokëve të saj.

Komunikimet telefonike të kësaj shtetaseje përgjatë kohës së vënë në përgjim, konsistojnë në ndërmjetësimin për ushtrim prostitucioni midis klientëve dhe femrave që ajo shfrytëzonte për prostitucion, ku përcaktohet shuma e shpërblimit dhe gjetja e taksistit për transport.

Në një nga bisedat rezultojnë fitimet:

Po tridhjetmijë lekë taksisti, tpaktën ni pesdhetshe duhet m’ja dhan asaj për tan natën."

Një nga klientët e lokalit, e merr në telefon Sunilën duke negociuar si klient, për një nga femrat që ndodhej në lokal në tavolinë me të.

Sunila Mehja i përgjigjet:

Ja ta gjej ni shoqe tjetër, ta gjej ni shoqe t’vetën.”

Këto përgjime, por edhe të tjera, sipas prokuorisë përbëjnë provat kryesore që vërtetojnë se personat e arrestuar kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen.

50-vjeçari Rinard Tota nuk është emër i panjohur për policinë pasi është person me precedentë të mëparshëm penalë.

Ai etiketohej si “i paprekshmi” dhe “i forti” i Shkodrës për jetën luksoze mes femrave, tufave me para dhe zinxhirëve të trashë prej floriri.


 
 
 

Comments


bottom of page