top of page

Xhensila feston ditëlindjen, më e lumtur se kurrë pranë Besit

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 9, 2018
  • 1 min read

Xhensila Myrtezaj feston ditëlindjen e saj të 25-të, ndërsa me këtë rast ka marrë urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe fansat e shumtë.

Sigurisht, bashkëshorti i saj, aktori i njohur Bes Kallaku, nuk mund të mos e surprizonte në këtë ditë gruan e tij të jetës.

Pas dhuratave në shtëpi, ku ishte mbushur plot lule dhe tollumbace, Besi ka organizuar një darkë përrallore për të.

Nga fotot dhe videot e publikuara pak më pare në Instastory shohim një dekor të mrekullueshëm ku dominojnë ngjyrat rozë dhe lejla.

Çifti dukej mjaft i lumtur në videot e postuara nga vetë Xhensila.

Epo, edhe 100 të tjera i urojmë!


 
 
 

Komentarze


bottom of page