Vajza e ish-kryekomisarit bën dedikimin rrëqethës: Vetëm unë e di sa mungon ti...
- TheAlbanian Times
- Apr 10, 2018
- 1 min read
Po bëhet tashmë më shumë se 10 muaj që kur u nda nga jeta një nga drejtuesit më të njohur të Policisë së Tiranës.
Kryekomisari Nikoll Vatnikaj pësoi atak kardiak ndërsa ishte duke fjetur gjumë.
Ai numëronte më shumë se 30 vite karrierë në polici. Ndarjen e tij të parakohshme e kanë përjetuar me dhimbje familjarët e sidomos vajza e tij, Desantila.
Ajo është një nga blogeret më të reja shqiptare ndërsa sot ka publikuar në profilin e saj në rrjetet sociale një dedikim prekës ku tregon se sa i mugon i ati.
Ajo shkruan:
Vetem une e di se sa me mungon ti, se si ndonje dite perpiqem te jetoj si ti, te bej rruget qe zgjidhje ti, te pi kafen ne vendin tend te preferuar, qe te ndjej se aty afer meje jeton ende kujtimi qe ti i ke lene ketij qyteti. Sepse vend takimi yne ka ndryshuar dhe rruget tona bashkohen vetem kur vij tek ti…
Me ka marre malli per gjithcka!”





Comments