top of page

Tërmet i frikshëm në Itali, mbyllen të gjitha shkollat

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 10, 2018
  • 1 min read

Një tërmet i frikshëm është shënuar në Itali mëngjesin e sotëm duke shkaktuar panik në një pjesë të mirë të vendit.

"Corriere della Sera" shkruan se lekundjet kanë qenë me magnitudë 4.6 ballë dhe se u regjistruan rreth orës 05:11, 2 km nga Muccia, në krahinën e Maceratës.

Mendohet se epiqendra e tërmetin ka shumë pranë sipërfaqes dhe për pasojë lëkundjet kanë qënë të fuqishme.

Si pasoje e frikës është vendosur mbylljen e pothuajse të gjitha shkollave.

Sipas mediave italiane, lëkundja ishte e fortë dhe e frikshme dhe shkaktoi shumë panik, por deri tani nuk ka raportime për të lënduar.

Tërmeti i frikshëm u ndje edhe në Umbria, ku raportohet se deri tani ka pasur vetëm dëme materiale.


 
 
 

Commentaires


bottom of page