Raikonen i theu këmbën, kjo është gjendja e mekanikut
- TheAlbanian Times
- Apr 10, 2018
- 1 min read
Ditën e djeshme, gjatë garës së Formula 1 në Bahrein piloti i Ferrarit, Kimi Raikonen, aksidentoi një nga mekanikët e Ferrarit teksa kishte ndaluar në bokse.
Mekaniku quhet Francesco Cigarini dhe gjatë atij incidenti theu të dyja kockat që lidhin gjurin me pjesën e poshtme të këmbës.
Pas ndihmës së shpejtë, orët në vazhdim u operua në një spital në Manama dhe mëngjesin e së hënës shfaqet teksa buzëqesh, në një foto që ai vetë postoi në Instagram.
Operacioni shkoi mirë, dua të falënderoj gjithë personat që pyetën për mua dhe u shqetësuan. Vetëm një faleminderit të madhe. Përqafime” shkruan Cigarin.



Commentaires