Merret vendimi zyrtar, Ballist Morina nuk do ekstradohet në Serbi
- TheAlbanian Times
- Apr 10, 2018
- 1 min read
Më në fund, ankthi për Ballist Morinën dhe familjarët e tij merr fund.
Heroi i i mbrëmjes së Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri prej 1 viti ndodhet në burg në Kroaci.
U përfol shumë për një ekstradim në Serbi, por përfundimsiht Ministria e drejtësisë në shtetin kroat ka konfirmuar se nuk do ta dërgojë tifozin shqiptar në Serbi.
Ai do të rikthehet në Itali, aty ku ka dhe familjen.
Vendimin për mos-ekstradim të Morinës në Serbi e ka nënshkruar ministri kroat, Drazhen Boshnjakovic.




Comments